XGT® është një sistem i ri 40V me mjetet, akumulatorë dhe karikues të vet. Kombinimi i tij i dizajnit të mjeteve inovative dhe akumulatorëve me prodhueshmëri më të lartë ofrojnë një zgjidhje origjinale për kërkesat më të larta në ndërtimtari, industri, kopshtari dhe shumë fusha të tjera.
Akumulatorët XGT® ofrojnë një maksimum prej 40V, pra dyfish më shumë sesa akumulatorët 18V të platformës LXT® që drejton industrinë. Kjo do të thotë, që ato mundësojnë pavarësi të paparë nga burimet e palëvizshme të energjisë.
Gama e veglave dhe akumulatorëve XGT® vjen me një program të integruar, i cili siguron komunikim dixhital midis akumulatorit dhe mjetit. Teknologjia e akumulatorit dhe inxhinieria motorike e veglave punojnë së bashku për performancën optimale. Gama e produkteve XGT® lehtë mund të marrë përsipër detyrat e tanishme, por ato janë gjithashtu të gatshme për t'u përshtatur me punët e së ardhmes.
Akumulatgorët e ri XGT® janë krijuar posaçërisht për të qenë mjaft të qëndrueshme. Ato përmbajnë një strukturë treshtresore të papërshkueshme nga uji dhe një strukturë që parandalon qarkun e shkurtë të terminalit ose fundit të akumulatorit. Për shkak të rezistencës së tyre ndaj ujit dhe pluhurit, akumulatorët dhe mjetet mund të përdoren në kushte të vështira.
Akumulatorët janë gjithashtu të pajisura me një shtresë të jashtme të rëndë dhe mbajtëse të qeliave për rezistencë më të mirë të goditjes. Binarët e tyre të qëndrueshëm i mbajnë ato në vend të sigurt kur përdorin produktet e reja me fuqi të lartë.
Dizajni i fortë 40V Max mbështetet nga sistemi i karikimit ose ngarkimit të shpejtë: koha e karikimit për akumulatorin 2.5 Ah është 28 minuta ndërsa akumulatori 4.0 Ah plotësisht karikohet për 45 minuta. Akumulatorët janë të pajisura me një tregues matës të karburantit 4-LED duke e bërë më të lehtë të dini kur duhet të ngarkohen. Një rakord karikues mundëson garkimin e të dy produkteve LXT® dhe XGT® - gati 300 në total. l.
Përfshirja e dizajnit të veglave inovative, akumulatorëve me prodhim më të lartë dhe programit të integruar të komunikimit e bën XGT® sistemin më të mirë të kërkesës së lartë në treg, duke forcuar rolin udhëheqës që Makita ka kur bëhet fjalë për inovacionin dhe teknologjinë. Makita XGT® është një zgjidhje e mirëfilltë e së ardhmes!